[googlemaps https://www.google.com/maps/embed?pb=!1m18!1m12!1m3!1d1990.0549938529887!2d21.428565697555964!3d41.99323095396087!2m3!1f0!2f0!3f0!3m2!1i1024!2i768!4f13.1!3m3!1m2!1s0x0000000000000000%3A0xd367872aff144897!2sCoalition+%22All+For+Fair+Trials%22!5e1!3m2!1sen!2s!4v1458579753963&w=600&h=450]
Home / Event / Thirrje publike për angazhimin e 16 vëzhguesve të procedurave civile

Thirrje publike për angazhimin e 16 vëzhguesve të procedurave civile

Jun
28

Koalicioni Të gjithë për gjykime të drejta për zbatimin e projektit Qasja ligjore, financiare dhe fizike në drejtësi në gjykatat themelore në Republikën e Maqedonisë, i mundësuar financiarisht me mbështetjen e popullit amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në kuadër të projektit USAID për pjesëmarrje civile, shpall

 

THIRRJE PUBLIKE

për angazhimin e 16 vëzhguesve të procedurave civile

 

Për realizimin e këtij projekti, qëllimi kryesor i të cilit është të përmirësojë qasjen në drejtësi për të gjithë qytetarët, veçanërisht të komuniteteve të margjinalizuara dhe rasteve të rrezikuara sociale, janë të duhur 16 vëzhgues për monitorim të gjykatave të qyteteve të mëposhtme: Shkup, Veles, Shtip, Strumicë, Manastir, Prilep, Tetovë, Gostivar, Ohër dhe Strugë. Monitorimi do të jetë në kohëzgjatje prej 18 muajsh.

 

Afati i fundit për aplikim është 02.07.2018 në e-mail adresën: hr@all4fairtrials.org.mk

Kandidatët për këtë pozitë duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:

  • Arsimim i lartë 180 kredi sipas ECTS nga fusha e drejtësisë
  • Njohuri e mirë e Ligjit për procedurën gjyqësore
  • Njohuri themelore të kompjuterit (MS Office)
  • Respektimi i parimeve të objektivitetit, paanshmërisë dhe konfidencialitetit
  • Të marrë pjesë në trajnimet e parapara për vëzhguesit për monitorimin e procedurave gjyqësore

Provim i jurispondencës dhe një diplomë master në fushën e së drejtës civile do të konsiderohet një avantazh, por jo një kusht.

Për monitorimin e rasteve gjyqësore, vëzhguesve do t`ju paguhet kompensimi financiar i duhur.

Zgjedhja e kandidatëve do të bëhet sipas parimit të intervistave të kryera dhe kontrollit të njohurive.

Komunikimi është i paraparë  të zhvilohet në gjuhen maqedone.

Top