[googlemaps https://www.google.com/maps/embed?pb=!1m18!1m12!1m3!1d1990.0549938529887!2d21.428565697555964!3d41.99323095396087!2m3!1f0!2f0!3f0!3m2!1i1024!2i768!4f13.1!3m3!1m2!1s0x0000000000000000%3A0xd367872aff144897!2sCoalition+%22All+For+Fair+Trials%22!5e1!3m2!1sen!2s!4v1458579753963&w=600&h=450]
Home / Posts / ORGANIZATAT QYTETARE E FTOJNË QEVERINË E RMV-SË

ORGANIZATAT QYTETARE E FTOJNË QEVERINË E RMV-SË

ORGANIZATAT QYTETARE E FTOJNË QEVERINË E RMV-SË
për të ndryshuar vendimin për të ulur në mënyrë drastike
mbështetjen financiare për shoqërinë civile

Shoqëria civile dhe Këshilli për bashkëpunim dhe zhvillim të sektorit civil i bëjnë thirrje Qeverisë së
Republikës së Maqedonisë së Veriut që të rishqyrtojë dhe ndryshojë vendimin e saj për të ulur në
mënyrë drastike mbështetjen financiare për organizatat e shoqërisë civile, botuar në Gazetën Zyrtare
të RMV më 9 prill 2020.

Ky vendim, me të cilin mbështetja financiare, në varësi të institucionit, ose është shfuqizuar plotësisht
ose reduktuar rëndë, është marrë në një mënyrë jo transparente, pa u konsultuar me organizatat e
shoqërisë civile, palët e interesuara dhe publikun e gjerë, i cili flet për qëndrimin joparimor të
Qeverisë ndaj shoqërisë civile në këtë kohë krize. Me vendimin për të zvogëluar mbështetjen e
nevojshme prej afro 525,000 euro, shteti de fakto përjashton shoqërinë civile si partner përkatës në
trajtimin e krizës së shkaktuar nga epidemia e COVID-19.

Duke njohur urgjencën e situatës, organizatat e shoqërisë civile që nga fillimi i epidemisë u
mobilizuan shumë shpejt dhe me efikasitet, vunë në dispozicion të gjitha resurset e tyre dhe përmes
një seri aktivitetesh siguruan ndihmë të drejtpërdrejtë dhe humanitare për qytetarët më të prekur.
Fatkeqësisht, Qeveria e RMV-së nuk e njeh këtë reagim të shpejtë për ndërmarrjen e veprimeve që
kanë një rëndësi të madhe për qytetarët, por edhe për trajtimin e drejtpërdrejtë të krizës, si një
partneritet në luftën kundër COVID-19. Për më tepër, vendimi për të zvogëluar mbështetjen
financiare të Qeverisë së RMV-së pengon seriozisht qëndrueshmërinë dhe punën e vazhdueshme të
organizatave, veçanërisht në drejtim të ndihmës dhe mbështetjes së tyre për bashkësitë në kohë
krize.

Organizatat qytetare janë një segment I rëndësishëm në një shoqëri demokratike, ato kanë aftësi,
njohuri, shërbime dhe qasje në grupet e synuara prioritare, të cilat shpesh janë shumë më të
përshtatshme sesa ato të institucioneve shtetërore. Kjo gjendje e jashtëzakonshme ka prekur
seriozisht shoqërinë civile, së bashku me të gjithë segmentet e tjera. Reduktimi i mbështetjes
financiare privon sektorin nga një burim i konsiderueshëm i financimit të nevojshëm për të
funksionuar brenda dhe jashtë kushteve të krizës, rrezikon qasjen e mbështetjes që organizatat
ofrojnë për qytetarët dhe përfundimisht çon në një situatë në të cilën njerëzit e sektorit do të mbeten
pa burime bazë të të ardhurave.

Shoqëria civile ka mirëkuptim të plotë për situatën e krizës në të cilën gjendemi, si dhe nevojën për
solidaritet, por në kushte kur organizatat e shoqërisë civile po punojnë për të riparuar dëmet nga
situata e re, me çka ndihmon Qeverinë e RMV-së në trajtimin e krizës shëndetësore, ulje të tilla
serioze do të jenë të dëmshme për punën afatgjate të organizatave qytetare.Prandaj, i bëjmë thirrje
Qeverisë që të ndryshojë vendimin e saj dhe përmes dialogut dhe në mënyrë transparente të kthejë
një pjesë të fondeve për qëllimin e tyre fillestar – mbështetje të organizatave qytetare për të arritur
misionet dhe qëllimet e tyre, por veçanërisht për të mbështetur aktivitetet për t’u ballafaquar me
krizën e shkaktuar nga epidemia.

Reagimi zyrtar i është dorëzuar Qeverisë së RMV-së, dhe teksti i plotë mund të gjendet në lidhjen e
mëposhtme: https://bit.ly/34Pqbk7

Me nderime,

Совет за соработка со и развој на граѓанскиот сектор и Асоцијација за демократски иницијативи,
Гостивар; Блупринт група за реформи во правосудството; Виа вита, Битола; Доверба, Скопје;
ЕГАЛ, Скопје; ЕХО – Едукативно-хуманитарна организација, Штип; Заедно посилни; Здружение
Гласен Текстилец, Штип; Здружение Глобал, Битола; Здружение за давање услуги на лицата со
попреченост ХЕНДИМАК, Тетово; Здружение за дислексија АЈНШТАЈН; Здружение за едукација
на земјоделци Зелена берза, Битола; Здружение за еманципација, солидарност и еднаквост на
жените – ЕСЕ; Здружение за истражување и анализи ЗМАИ; Здружение за поддршка на
маргинализирани работници СТАР-СТАР; Здружение за правна едукација и транспарентност
Станица П.Е.Т., Прилеп; Здружение за рурален развој Локална акциона група Агро Лидер,
Кривогаштани; Здружение за унапредување и заштита на правата на работниците Достоинствен
работник, Прилеп; Здружение Мултикултура, Тетово; Здружение Национален ромски центар,
Куманово; Здружение Ромски деловен информативен центар на Македонија – ЗРДИЦМ; Зона,
Кавадарци; Избор, Струмица; Институт за демократија „Социетас цивилис“; Институт за
европска политика; Институт за човекови права; ИРИЗ – Иницијатива за развој и инклузија на
заедниците; Коалиција „Сите за правично судење“; Коалиција Маргини; Конект; ЛГБТИ Центар
за поддршка; Македонска платформа против сиромаштија; Македонски центар за меѓународна
соработка; Македонско здружение на млади правници; Медиа Плус, Штип; Младински клуб,
Штип; Младински културен центар – Битола; Младински образовен форум; Мрежа за
спречување и заштита од дискриминација; Национален младински совет на Македонија;
Национална мрежа против насилство врз жените и семејно насилство; НВО „КХАМ“, Делчево;
НВО Инфоцентар; Независен академски синдикат – НАкС; Опција, Охрид; Платформа на
граѓански организации за борба против корупција; Платформа за родова еднаквост; ПРОФИЦИО
– мултиетничка толеранција преку економски просперитет; Пулс, Куманово; Реактор –
Истражување во акција; Регионално географско друштво ГЕОСФЕРА, Битола; Рурална коалиција,
Куманово; Сојуз на здруженија за рурален развој Мрежа на ЛАГови, Кривогаштани;
Транспаренси Интернешнл – Македонија; Транспарентност Македонија; FINANCE THINK –
Институт за економски истражувања и политики; Фондација за дебата и едукација ИДЕА
Југоисточна Европа; Фондација за интернет и општество Метаморфозис; Фондација за развој на
локалната заедница, Штип; Фондација Отворено општество – Македонија; Фондација ЦЕЕД
Македонија; Фондацијата за образовни и културни иницијативи „Чекор по чекор“; ФОРУМ –
Центар за стратегиски истражувања и документација; ХЕЛП, Гостивар; Хелсиншки комитет за
човекови права; ХЕРА – Асоцијација за здравствена едукација и истражување; ХОПС – Опции за
здрав живот Скопје; Центар за граѓански комуникации; Центар за едукација и тренинзи АКТИВ
ЛАЈФ, Тетово; Центар за истражување и креирање политики; Центар за истражувачко
новинарство СКУП Македонија; Центар за правни истражувања и анализи; Центар на
заедницата на општина Струга, Струга

Reagimin e plotë mund ta lexoni këtu.

Top
Font Resize